You are here
Home > Futboll Bota > Me Skënderbeun djersiste për një barazim, sot Young Boys bën ligjin në Zvicër

Me Skënderbeun djersiste për një barazim, sot Young Boys bën ligjin në Zvicër

Nuk ka kaluar shumë kohë, por vetëm një vit nga ndeshjet e zhvilluara mes Skënderbeut dhe Young Boys. Ekipi shqiptar do të luante si i barabartë, ndaj një kundërshtari që supozohej të mos ishte i të njëjtit nivel.

Në Shqipëri zviceranët nuk mund të merrnin më shumë se një barazim në rezultatin 1-1, madje duke i ekuilibruar shifrat pasi fillimisht gjendeshin duke humbur. Gjithashtu në takimin e zhvilluar në Zvicër do të ndodhte e njëjta histori, me Young Boysin që do të fitonte vetëm në sekondën e fundit të lojës, për të dërguar rezultatin 2-1.

Vetëm pak kohë kanë kaluar, por kjo skuadër duket tërësisht e transformuar. Në sezonin e shkuar arriti t’i bënte ballë dominimit të Bazelit, duke i marrë kampionatin. Këtë herë ia ka lehtësuar punën vetes edhe më tepër, pasi i ka mbyllur llogaritë që në dhjetor. Fitorja ndaj Thunit me rezultatin 3-2, duke përmbysur gjithçka në 10 minutat e fundit, bën që Young Boys të shkëputet me 21 pikë në vendin e parë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top