
Arbër Zeneli është futbollisti më i mirë që gjendet në grupin e lojtarëve që drejtohet nga Shaland. Kosova po arrin rezultate të mira, ndërsa një ndihmë e madhe i ka ardhur edhe nga krahu i majtë i sulmit, atje ku gjendet futbollisti i Herenvenit.
Ky i fundit ka dhënë deklaratë dashurie për një kalim të mundshëm në Turqi, duke u shprehur se Fenerbaçe është një ekip i madh dhe do e dëshironte një kalim në Turqi. Në një situatë të tillë, Fiorentina ka nxituar me hapat e saj.
Klubi italian e ka kërkuar prej kohësh Zenelin, ndërsa nivelet e treguar së fundmi nga ana e shqiptarit, janë gjithmonë e më bindëse. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, klubi i njohur i Serisë A po bën gjithçka për të transferuar këtë lojtar në merkaton e janarit. /Shqiperia.ch/