You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Moment krenarie/ Dhimbja shndërrohet në forcë, dikur në Kosovë laheshin në lumenjë

Moment krenarie/ Dhimbja shndërrohet në forcë, dikur në Kosovë laheshin në lumenjë

Dhimbja mund të shndërrohet në forcë, ndërsa e pamundura…thjeshtë nuk ekziston. Imagjinoni, e kush mund ta mendonte më parë se Kosova do të kthehej në një realitet të ri dhe të prekshëm, së paku për futbollin europian?

Në “Ligën e Kombeve” dardanët morën vendin e parë, ndërsa gjendeshin edhe me Azerbajxhanin. Më mirë se kaq, sigurisht që nuk mund të shkonte. Askush nuk e priste që Kosova të arrinte në këto hapa, sigurisht në vëndet e huaja. Në kualifikueset e europianit 2020, Kosova gjendet në grup edhe me Anglinë.

Në ato pak herë që Kosova ishte pasqyruar nga ana e mediave britanike, është krijuar një panoramë jo e mirë për lexuesit. Përpara 2 vitesh, “Daily Mail” ka pasqyruar mënyrën sesi futbollistët dardanas laheshin pas një ndeshje apo stërvitje.

Duke shkuar në lumenjë, për t’u pastruar vetë dhe për të larë fanellat e tyre, sigurisht që kjo pamje nuk mund të lërë një përshtypje të mirë. Por si ka shkuar gjërat sot? Kosova ndodhet e barabartë në kushte me Anglinë, për të diskutuar fituesin në një ndeshje futbolli.

Përkushtimi, puna dhe dashuria në atë që bën, mund ta kthejë të pamundurën në realitet dhe për këtë si shembull shërben edhe Kosova. Imagjinoni, sa shumë etapa që janë thyer në pak vite nga shqiptarët e Kosovës. Padyshim, një moment krenarie… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top