You are here
Home > Futboll Bota > Si njëherë e një kohë! Napoli i Ançelotit, paraqitet si ekipi i Sarrit…edhe me Hysajn

Si njëherë e një kohë! Napoli i Ançelotit, paraqitet si ekipi i Sarrit…edhe me Hysajn

Napoli do të luajë pas pak minutash ndaj Frosinones, në takimin e vlefshëm për kampionatin italian. Fitorja është një detyrë për ekipin e Ançelotit, që duhet të ndjekë hapat e Juventusit.

Për herë të parë, pas shumë kohësh tek skuadra e Napolit ka një rikthimit të madh, Ghoulam. Mbrojtësi algjerian është rikthyer nga një dëmtim i pësuar që në sezonin e shkuar, ndërsa është një nga lojtarët më të mirë të skuadrës dhe më të preferuar të tifozëve.

Në ndeshjen ndaj Frosinones, shohim në formacionin zyrtar rikthimin e Napolit të Sarrit në një farë mënyrë, të paktën sa i përket prapavijës që po ndryshon thuajse në çdo ndeshje. Në krahun e majtë të mbrojtjes është Ghoulam, ndërsa në të djathtën është vendosur Hysaj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top