You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E varuar nga shqiptarët dhe nuk bën dot pa ta, Maqedonia duhet të vazhdojë të…”TURPËROHET”!

E varuar nga shqiptarët dhe nuk bën dot pa ta, Maqedonia duhet të vazhdojë të…”TURPËROHET”!

Turpërohu Maqedoni! Kështu ka reaguar media dhe opionioni publik në atë vend, teksa në ndeshjen ndaj Lihtshtejnit, kishte më shumë futbollistë në fushë me origjinë të huaj, sesa maqedonase.

Kjo nuk mund të përtypej lehtë, në një kohë që himni nuk këndohej nga më shumë se 5 futbollistë. Kombëtare? Vetëm kështu nuk mund të emërtohet, një klubi i ngjason më shumë. Në kushte të tilla, trajneri i Maqedonisë U-21 mori masa që lojtarët shqiptarë të largoheshin nga Shpresat. Në ndeshjet e fundit të tyre, trajneri Ilievski morri në skuadër vetëm një të tillë, Agron Rufati.

Megjithatë numri i tyre ka filluar të shtohet sërish, ndërsa në grumbullimin e fundit janë tre futbollistë me origjinë shqiptare që do të jenë pjesë e një fazë përgatitore. Rufatit do t’i bashkohet edhe Nehar Sadiki dhe Erdon Daçi.

Pavarësisht masave dhe politikave të menduara, Maqedonia e ka të qartë se nuk bën dot pa shqiptarët, as në moshat e reja. E nëse opinioni publik maqedonas vazhdon të mendojë në të njëjtën mënyrë, atëherë sërish do të dëgjojmë fjalët: “Turpërohu Maqedoni”. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top