
Donis Avdijaj mund të quhet si një nga talentet më të mëdha që ka pasur Shqipëria, e shpresat mbeten sërish tek ai, pavarësisht mënyrës sesi kanë rrjedhur ngjarjet. Futbollsti ndonëse është ende i ri në moshë, ka patur një karrierë të gjërë, por nga pritshmëritë, mund të ishte pjesë edhe një prej ekipeve gjigande europiane
Në një intervistë të tij për mediat gjermane, Donisi nxjerrin edhe anën e tij humane. Kjo pasi futbollisti në fjalë çdo muaj ndihmon 100 familje në Kosovë që janë në varfëri ekstreme. Këtë gjë shpesh herë e kemi parë ta vënë në praktikë edhe shumë futbollistë të huaj që paguhen me shifra marramendëse. Gjithashtu Avdijaj tregon se futbolli në Kosovë është pjesë e jetës së përditshme në një familje, saqë shton se biletat për sfidën e fundit të përfaqësueses së Kosovës kundër Azerbajxhanit u shitën për 32 minuta.
“Në Kosovë nuk shkojnë gjërat aq mirë, ashtu si do të duhej të shkonin, ka shumë varfëri. Bashkë me prindërit e mi përkrah financiarisht çdo muaj nga 100 familje, fëmijë bonjakë dhe njerëz me aftësi të veçanta të cilët kanë mungesë të gjërave elementare. Për shumë në Kosovë futbolli është gjithçka dhe e bën popullin pafund krenar kur ne fitojmë. Biletat për ndeshjen e fundit në shtëpi në Ligën e Kombeve u shitën pas 32 minutave. Kërkesat ishin aq të mëdha sa që nuk kishte bileta as për familjarët tanë.
Besar Halimi ka më shumë kohë dhe është më kompetent për të folur për historitë e çmendura (qesh). Se lopët pëlqejnë të hanë barin e fushave të stërvitjeve, këtë mund ta konfirmoj(qesh). Për shkak se shumica e fushave janë në gjendje të keqe, ne udhëtojmë nga dy orë deri në fushën më të mirë për të stërvitur. Kur kam shkuar për herë të parë jam shokuar, sepse edhe vendi më i mirë i mundshëm ishte i tmerrshëm””, përfundoi Donis Avdijaj, duke iu referuar stërvitjeve në Kosovë./Shqiperia.ch/