
E gjithë Gjermania është pas Elvis Rexhbecajt. Futbollisti shqiptar që luan me Wolfsburgun, padyshim që po merr vëmendje të veçantë në Bundesligë. Paraqitjet e tij janë gjithmonë të një niveli të lartë, e kjo falë mentalitetit që zotëron vetë djaloshi në fjalë.
Nuk është talenti më i mirë në skuadrën e tij, por me punën dhe përkushtimin që ka vendosur, mund ta kthejë edhe në një yll te ekipi gjerman. Mediat gjermane kanë nisur të shkruajnë pafundësisht artikuj për mesfushorin shqiptar, duke thënë se vetërritja e “ujkut” me rrënjë shqiptare ka një element tjetër:
“Elvisi ka zemër, qendrim dhe dashurinë që nevojitet për këtë sport”, do të shprehet trajneri i tij, Labbadia për “Wolfsburger Allgemeine Zeitung”. Ai sjell fuqinë luftuese të jashtëzakonshme, me forcën vrapuese që e kemi vënë re që në fillim”.
Nga ana tjetër, edhe futbollisti Rexhbecaj e ka dhënë komentin e tij për “Kicker”, duke u bazuar në këto vlerësime: “Mentalitet monste më kanë thënë shumë persona, sigurisht, më pëlqen një gjë e tillë”. /Shqiperia.ch/