
Rangersi ka humbur në shtëpi me rezultatin 0-1 ndaj Aberdinit, duke mos arritur të mbajë kryesimin në Skoci. Këtë herë është Kilmarnock që ka marrë vendin e parë, duke lënë prapa Rangersin dhe Celtic.
Eros Grezda nuk është futur nga minuta e parë, por i është besuar nga Gerrard në 45 minutat e dyta. Por mesfushori shqiptar nuk ka arritur të ndryshojë fatin e takimit. Një paraqitje për t’u harruar kjo e Grezdës, që nuk ka lënë shije të mirë edhe për tifozët.
Pavarësisht përpjekjeve të shumta të lojtarit të Kombëtares, asgjë për t’u përmendur përsa kohë ishte në fushën e lojës. Këtu përjashtojmë vetëm minutën e fundit të takimit, teksa një pasim fantastik do të vinte nga ana e Grezdës dhe sulmuesit e Rangersit nuk e shfrytëzuan dot të vetëm para portës. I vështirë duket ambientimi dhe presioni është i lartë, me merkaton e janarit që afron, shqiptari duhet të tregojë se është i padiskutueshëm për Rangersin. /Shqiperia.ch/