
Sa shumë vështirësi për Sidrit Gurin, teksa trajneri i Ostendes kishte preferuar në kohët e fundit që shqiptari të qëndronte thuajse gjithmonë në stol.
Forma e tij jo e mirë, e sidomos mungesa e efektivitetit përpara portës, kishte sjellë që trajneri i skuadrës belge të mos i besonte më futbollistit të Kombëtares. Në ndeshjen e sotme të Kupës, atë ndaj Mouscron kishte vend për një përjashtim.
Guri u aktivizua nga minuta e parë dhe la gjurmë në atë barazim me rezultatin 2-2 gjatë 90 minutave, ndërsa pritet të luhet edhe shtesa. Fillimisht sulmuesi do të detyronte Diedheoun, mbrojtësin e Mouscron të dilte me karton të kuq pas një ndërhyrje tërësisht të gabuar ndaj tij. E në minutën e 79, sulmuesi shqiptar arriti të gjente edhe rrjetën pas shumë muajsh mungese. /Shqiperia.ch/