
Nuk para ndodh që të shohim një situatë të tillë nga tifozët shqiptarë në trevat tona, por ndodh me Vushtrinë. Tifogrupi “Forca” ka dhënë spektakël në Ligën e Parë në Kosovë, duke ofruar brohorima dhe duartrokitje për të “ngrohur” stadiumin.
Një prej tifozëve të saj, Lulzim Salihu apo i njohur ndryshe edhe si “Talaja”, ka zbritur në fushën e lojës. Atje ku lojtarët duhet të bëjnë punën e tyre, ishte pikërisht Salihu që drejtonte thirrjet e tifozëve nëpër tribuna, për të dhuruar kore fantastike që oshëtinin lehtësisht në gjithë fushë.
Zakonisht një përkrahje të tillë e kemi parë në disa vende të tjera të ballkanit, e më veçanërisht në Turqi. Kjo festë e tifozëve është mëse legjitime, pasi Vushtrria e ka mbyllur si kampion dimëror me në krye trajnerin shqiptar, Samuel Nikaj. /Shqiperia.ch/