Shqipëria arriti të fitonte ndaj Uellsit me rezultatin 1-0 në miqësoren e fundit, për të lënë pas një periudhë aspak të mirë rezultatesh të ndeshjeve të fundit.
Ajo penallti e kthyer në gol nga ana e Bekim Balajt, dha një shkëndijë për të besuar sërish te kuqezinjtë e Panuçit. Ndërkohë që shorti i kualifikueseve të europianit 2020 është hedhur në Dublin, e Shqipëria ka mësuar kundërshtarët e saj.
Ashtu si edhe Kosova, që ndodhet në një grup me 5 skuadra. Ndërkohë që të gjithë do të nisin ndeshjet e kualifikueseve, dardanët e kanë datën e lirë në 22 mars, për të zhvilluar miqësore. Në të njëjtën situatë është edhe Uellsi, ndërsa “BBC” raporton se mund të zyrtarizohet një ndeshje miqësore mes Uellsit dhe Kosovës. Shqiptarët ia dolën njëherë ndaj skuadrës së Gigs, tashmë e provojnë sërish dhe sa për të nxehur muskujt, pasi ndeshjet e vërteta për të dyja përfaqësueset nisin në 25 mars… /Shqiperia.ch/