You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Trajneri i Lokomotivës pas humbjes në Kupë: E vendosi largimi i Uzunit, nuk fajësojë askënd nga ekipi

Trajneri i Lokomotivës pas humbjes në Kupë: E vendosi largimi i Uzunit, nuk fajësojë askënd nga ekipi

Lokomotiva e Zagrebit e ka humbur takimin e Kupës me rezultatin 1-2 ndaj Rijekës. Skuadra ku aktivizohet edhe Myrto Uzuni, ka luajtur më mirë se kundërshtari në 45 minutat e para, duke kryesuar me rezultatin 1-0.

Më pas gjithçka do të ndryshonte, pas daljes me karton të kuq të futbollistit shqiptar në minutën e 44. Rijeka do të ndryshonte historinë e takimit, ndërsa trajneri i Lokomotivës, Tomiç, nuk kërkon të fajësojë askënd për atë që ndodhi.

“Në gjysmën e parë të pjesës ishim absolutisht më të mirë se Rijeka, ata nuk na rrezikuan për asnjë moment. Ne kishim kontrollin e ndeshjes dhe shanset për të fituar. Largimi i Uzunit në minutën e 44 ndryshoi plotësisht lojën në fushë dhe Rijeka, skuadra me cilësi të jashtëzakonshme arriti të përfitonte. Nuk mund të fajësojë ekipin për asgjë, dhanë maksimumin. Kartoni i kuq i Uzunit vendosi ndeshjen”, u shpreh Tomiç. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top