
Eros Grezda mund të cilësohet si një nga futbollistët shqiptar më në formë të momentit. Verën që shkoi ai u transferua me shumë bujë tek skuadra skoceze e Glasgout të Rangersit. Me këta të fundit duket se javë pas jave Erosi po arrin të përshtatet gjithmonë e më shumë dhe me paraqitjet që po tregon, po arrin t’i fitojë besimin e trajnerit anglez, Steven Gerard.
Ditën e sotme ekipi i Glasgut të Rangersit luan sfidën e rradhës të vlefshme për kampionatin skocez. Ata përballen kundër skuadrës së Aberdenit, ku djemtë e drejtuar nga Gerrard do të kërkojnë për të mbajtur ritmin pozitiv që po kalojnë në kampionat. Përsa i përket mesfushorit shqiptar, në mediat skoceze përflitet se Grezda do të jetë sërish nga minuta e parë, ashtu si në ndeshjen e fundit.
Momentalisht Rangersi është në vendin e parë në kampionatin skocez, ku ndiqen nga rivalët e tyre të përjetshëm, Celtik vetëm me një pikë diferencë. Ndonëse këta të fundit kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar, Glasgou jav pas jave po konfirmohet si pretendent kyresor për fitimin e titullit kampion. /Shqiperia.ch/