
Kosova ndodhet në të njëjtin grup me Anglinë, Bullgarinë, Çekinë dhe Malin e Zi në kualifikueset e Europianit 2020. Për këta të fundit, rënia e goglave me dardanët, ka qenë surpriza më e pakëndshme.
Kjo jo vetëm në aspektin futbollistik, por edhe të rendit organizativ. Në një intervistë ekskluzive për “Informer”, presidenti i shoqatës së futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviçeviç, të krijon përshtypjen se bëhet fjalë për një gjendje lufte. Problemi kryesor i tij, është mundësia që incidentet mund t’i vijnë nga tre krahë të ndryshme.
“Për ne do të jetë shumë e vështirë të organizojmë këtë ndeshje. Mendoj se policia jonë e tregojë më së miri ndaj Serbisë, që është gati për evenimente të mëdha, prandaj ndeshja me Kosovën duhet të shkojë po kaq mirë.
E megjithatë tashmë situata është shumë më e komplikuar se ndaj serbëve, pasi ne duhet të jemi në tre krahë të ndryshme: serbët, malazezët dhe shqiptarët”, u shpreh Saviçeviç, duke iu referuar të papriturave dhe përleshjeve që mund të vijnë nga ana e tifozëve. /Shqiperia.ch/