You are here
Home > Kombëtarja > “Kam humbur vetëdijen gjatë Beogradit”, filmi për Lorik Canën…të rrënqeth pa më të voglin dyshim!

“Kam humbur vetëdijen gjatë Beogradit”, filmi për Lorik Canën…të rrënqeth pa më të voglin dyshim!

Më në fund do të publikohet edhe filmi autobiografik i kapitenit legjendar të Kombëtares, Lorik Cana. Ky film do të publikohet ditën e sotme në kinema, i cili ka përmbajtje të gjithë fillimin e karrierës së futbollit të pasur të Lorik Canës.

Një projekt ky i realizuar nga Andi Deçka, ku në ndihmë të këtij filmi autobiografik i kanë ardhur në ndihmë edhe njerzit e afërm të legjendarit Lorik Canës.  Në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Instagram”, ish kapiteni i Kombëtares ka publikuar trajlerin e filmit të tij. Në këtë trajler u vunë re disa pjesë shumë emocionuese të legjendarit. Gjithashtu atje ishin të shkëputura edhe disa nga intervistat e ish-shokëve të skuadrës, tifozë por edhe familjar.

Ajo çka mund të theksojmë nga kjo pjesëz e këtj filmi, ishte rrëfimi i një prej pjestarëve të  familjes së tij, teksa u shpreh se mbrëmjen e Beogradit në sfidën me Serbinë, kishte humbur vetëdijen kur pa atë çfarë ndodhi dhe se ishte trembur shumë për shëndetin e Lorikut. Një rrëfim tjetër ishte edhe ish-sulmuesi gjigand francez, Xhibril Sise, teksa u shpreh se Cana ishte nga ata mbrojtësit që e shikoje sa në të majtë dhe sa në të djathë, sa në sulm ashtu edhe në prapavijë. Një legjendë si Loriku? E vështirë të përsëritet për herë të dytë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top