You are here
Home > Futboll Bota > Kosova ndaj Malit të Zi, dy futbollistë mund të luanin me fanella të ndryshme!

Kosova ndaj Malit të Zi, dy futbollistë mund të luanin me fanella të ndryshme!

Kosova do të përballet ndaj Malit të Zi në kualifikueset të Europianit 2020, në bazë të shortit që është hedhur në Dublin.

Një situatë e veçantë është ajo e këtyre përfaqësueseve, pasi dy lojtarë do të luajnë me fanellën dhe në vendin e gabuar. Arijanet Muriq, ka qenë më parë pjesë e të rinjëve të Malit të Zi. Sjellja e tij e gabuar në disa raste dhe vonimi i ftesës nga Kombëtarja e parë, ka bërë që portieri i Manchester City të largohet prej andej.

Kosova e mirëpriti, ndërsa tashmë Muriq ka marrë edhe vendin e titullarit te dardanët. Pas pak muajsh, do të ketë mundësinë të luajë ndaj Kombëtares, ku duhej të ishte pjesë. Nga ana tjetër, Mali i Zi ka në përbërje dhe udhëhiqet nga një sulmues shqiptar. Fatos Beqiraj duhej t’i përkiste Kosovës, megjithëse karriera e tij dhe vlerësimi që i është bërë, rrodhi në atë mënyrë, për të përfunduar në këtë situatë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top