
Një sezon me shumë lëkundje ky për Etrit Berishën. Fillimisht trajneri Gasperini e la në stol këtë lojtar, për t’ia besuar vendin Gollinit. Gjatë javëve të fundit, situata ka ndryshuar dhe portieri shqiptar është lënë sërish titullar te Atalanta.
Për momentin në vendin e duhur, por asgjë nuk është e garantuar për të. Etrit Berisha në një intervistë për mediat italiane, është shprehur se konkurrenca me Golinin e rrit së tepërmi dhe shërben si një stimul për të.
“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin. Konkurrenca vepron si një stimul dhe merr gjithmonë e më shumë, javë pas jave. Çfarë ndjenje, por zgjedhjet janë në dorën e Gasperinit dhe është ai që vendos në fund”, u shpreh Berisha. /Shqiperia.ch/