
Panuçi është trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, por hija e paraardhësit të tij nuk fshihet lehtë. Nuk mund të harrohet aq lehtë njeriu i cili bëri realitet ëndrrën e mijëra shqiptarëve. I të njejtit mendim ishte edhe presidenti i FSHF, Armand Duka, në intervistën e dhënë për “Ora News”. Numri një i Federatës ka lavdëruar bashkpunimin me De Biazin duke e vlerësuar kontributin e tij për Shqipërinë. Ndërsa sa I përket trajnerit aktual, Duka ka dëshiruar që edhe Panuçi të ketë po të njejtin sukses që pati edhe patrioti i tij.
“De Biazi është dashuri e pakushtëzuar. Tifozët tanë e respektojë, ndërsa ai gjithmonë vjen të na takojë pasi është pa preokupime. De Biazi është kontestuar fillimisht ashtu si edhe Panuçi. Tani urojmë që të ketë të njëjtin sukses edhe Panuçi”.
Më tej Duka ka komentuar situatën e stadiumit të ri dhe me shumë gjasa, presidenti premtoi startin e impiantit më të madh sportive në muajn mars. Në kualifikueset e Euro2020, Kombëtares do t’i duhet një ambient komod si stadiumi ri për të cilin ende nuk ka një emër nëse do të mbaj emrin “Qemal Stafa” apo “Arena Kombëtare. Sa i përket përfaqësueses së Kosovës, Armand Duka shprehu mbështetje si ekipi i tij më i dashur pas Shqipërisë./Shqiperia.ch/