You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Në Kroaci ngrenë figurën e mbrojtësit të Shqipërisë: Po luan sezonin e jetës!

Në Kroaci ngrenë figurën e mbrojtësit të Shqipërisë: Po luan sezonin e jetës!

Herdi Prenga është duke luajtur padyshim sezonin më të mirë të karrierës, duke qenë një element dallues te Inter Zapresiç. Më i miri në mbrojtje dhe nga më të mirët e skuadrës, vlerësimet për mbrojtësin e Kombëtares janë gjithmonë të së njëjtit nivel.

Në takimin e fundit të luajtur në kampionat, Prenga është përfshirë në formacionin e javës në Kroaci. Vlerësimi i rradhës ka ardhur nga media kroate “Romantika”, e cila shprehet: “Është e denjë të thuhet edhe njëherë se shqiptari po luan sezonin e jetës”.

Kaq mjafton, për të kuptuar nivelin që po tregon futbollisti ynë me Zapresiç. Tashmë skuadra e tij ka fituar edhe në Kupë, duke mundur me rezultatin 3-0 Vinogradarin. Sërish 90 minuta për Prengën, që tregon se nuk ka luhatje të performancave as në Kupë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top