You are here
Home > Boks > “Luftëtari” Krasniqi tregon peripecitë: Njerëzit as që ia kanë idenë dhe flasin, ka ditë që s’pi as ujë

“Luftëtari” Krasniqi tregon peripecitë: Njerëzit as që ia kanë idenë dhe flasin, ka ditë që s’pi as ujë

Robin Krasniqi është një nga boksierët shqiptarë më të suksesshëm. Kampion europian në peshën e mesme në federatën EBU, duke mbrojtur titullin vetëm pak ditë më parë, në atë ndeshje ndaj Landaetas.

Në një prononcim për “Klan Kosovën”, boksieri shqiptar ka treguar edhe peripecitë e tij për të qenë në formën e duhur, duke theksuar faktin se shikuesit e thjeshtë nuk dinë shumë prej sekreteve kryesore, për të mbërritur në formën e duhur.

E megjithatë, kjo nuk i ndalon ata të bëjnë komente nga më të ndryshmet, edhe nga ato pak të pëlqyerat. “Për të arritur peshën e duhur, ka ditë që nuk kam pirë as ujë. Njerëzit nuk ia kanë idenë për sakrificat e mia në stërvitje dhe më pas postojnë nga të gjitha llojet e komenteve”, u shpreh Krasniqi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top