
Rangersi ka marrë një fitore me shumë rëndësi në ditën e sotme, duke mundur Hearts me rezultatin 1-2. Nga minuta e parë ka luajtur edhe Eros Grezda, duke qenë në fushën e lojës për 65 minuta.
Një performancë më shumë sesa pozitive kjo e mesfushorit të Kombëtares, që ka treguar sesa vlen në një takim delikat. Pas fitores së sotme, Rangersi ka marrë për herë të parë kryesimin në Skoci, duke lënë përkohësisht Celtic pas vetes. Në konferencën pas ndeshjes, Eros Grezda është shprehur:
“Jam shumë krenar me djemtë sot, pasi kemi treguar karakter në fushë. Në fund kemi marrë një fitore shumë të vlefshme. Është gjithmonë mirë kur e nis si titullar dhe kam dhënë gjithçka që kam mundur në fushë. Tashmë jemi në vendin e parë.
Kjo fitore na ka dhënë besim të madh. Duhet vetëm të vazhdojmë në këtë mënyrë. Tifozët si gjithmonë na kanë mbështetur. Kanë qenë fantastik dhe shpresoj të fitojmë sërish për festuar me ta”, u shpreh Grezda. /Shqiperia.ch/