You are here
Home > Kombëtarja > Murati bën përcaktimet: Vështirë ndaj Francës, Kosova më tepër shanse se ne

Murati bën përcaktimet: Vështirë ndaj Francës, Kosova më tepër shanse se ne

Shorti i “Euro2020” mund të themi se ofron shpresa për Shqipërinë ndonëse kemi tre ekipe për përpara. Franca, Turqia dhe Islanda janë urëkalimi për një tjetër kualifikim historik. Megjithatë edhe Panuçi u tregua modest duke pranuar situatën në grup.  Ish-legjenda e mesfushës se Kombëtares , Edvin Murati ka komentuar për “Super Sport” grupet e  e Shqipërisë dhe Kosovës.  Në mendimin e tij personal ish-mesfushori ka thënë se grupi mbetet i hapur ndërsa për dardanët Murati shprehet më besimplotë.

“Nuk e di a është rastësi apo jo, por ne çdo vit me Francën po biem në short(qesh). Këtij grupi nuk i dihet, duhet të jemi gjithmonë optimist, dhe pse është shumë e vështirë.

Kosova? Ata kanë gjithë atë ekip, çuna që bëjnë gola. Kanë disa ndeshje që po fitojnë. Mendoj se kanë më shumë shanse se ne.

Për Francën njësoj është, ata kanë lojtarë. Kanë tre ekipe gati, për Kombëtaren, ky është problem i të pasurve. Mendoj se do jenë në vend të parë. Kemi Islandën pastaj, që e dimë që është ekip i fortë, por është e sigurt që Franca do dalë.” – u shpreh Edvin Murati./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top