You are here
Home > Kombëtarja > Ndodh për herë të pestë rradhazi, Shqipëria ka një thesar te Wolfsburgu

Ndodh për herë të pestë rradhazi, Shqipëria ka një thesar te Wolfsburgu

Padyshim që Elvis Rexhbecaj është një nga futbollistët më të mirë që ka Shqipëria në Bundesligë. Wolfsburgu e konsideron si një lojtar të rëndësishëm në projektin e saj, pavarësisht moshës së re që ka ky lojtar.

Për herë të pestë rradhazi, Elvis Rexhbecaj pritet ta nisë nga minuta e parë ndeshjen ndaj Frankfurtit. Ky është një takim shumë i rëndësishëm për këto skuadra dhe është një përballje direkte, që do të luhet në ditën e nesërme. Talenti shqiptar ka treguar se e meriton një vend në fushën e lojës, si titullarë, ashtu siç pritet të jetë edhe nesër sipas asaj që raportojnë mediat gjermane.

Ndërsa sa i përket zgjedhjes së lojtarit për përfaqësuesen, ka ende dyshime nëse Rexhbecaj do të zgjedh Shqipërinë, Kosovën apo Gjermaninë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top