Në Dublin të Irlandës, rreth orës 12:00 të ditës së nesërme do të hidhet shorti i kualifikueseve të Europianit 2020. Shqipëria ndodhet në vazon e katërt, ndërsa do të kërkojë përsëritjen e suksesit duke kaluar nga grupet e kualifikueseve.
“Shqiperia.ch” sjell tre versionet e grupeve të nesërme, ato më të mundshmet. Duke e nisur me më të favorshmin, që do i sillte kuqezinjve të Panuçit shpresën për t’ia dalë në misionin e kualifikimit. Për të vazhduar me grupin “e ferrit” dhe atë që tifozët shqiptarë do të preferonin më shumë. Të gjitha mundësitë janë këto:
Grupi më i favorshëm
1- Polonia
2- Austria
3- Finlandë
4- Shqipëri
5- Ishujt Faroe
6- San Mario
Grupi i tifozëve
1- Itali
2- Rusi
3- Serbi
4- Shqipëri
5- Maqedoni
6- San Marino
Grupi më i vështirë
1- Francë
2-Gjermani
3- Skoci
4- Shqipëri
5- Bjellorusi
6- Andorra