Jahmir Hyka e ka mbyllur aventurën e tij me klubin e San Jose Earthquakes, teksa në ditët në vazhdim mbetet të shihet se kush do të jetë vendimi i futbollistit të Kombëtares. Rikthimi në Europë mbetet një opsion i mundshëm për mesfushorin, por i vetmi fakt i momentit është largimi i tij nga Amerika.
Hyka ka luajtur 49 ndeshje me skuadrën e San Jose, duke shënuar 6 gola dhe duke dhuruar 5 asist. I njohur ndryshe nga tifozët e ekipit amerikan edhe si “Hykaçu”, futbollisti shqiptar largohet pas dy sezonesh nga kjo eksperiencë. Panuçi më parë i ka besuar edhe shiritin e kapitenit te Shqipëria, ndërsa tashmë ky lojtar duhet të punojë fort për t’u rikthyer te kuqezinjtë.
Reagimi i tifozët të San Jose në “Twitter” ka qenë i menjëhershëm, duke iu kundërvënë skuadrës për zgjedhjen e bërë, duke qenë të sigurtë se kjo ndarje me Hykëm ka ardhur vetëm për shkak të parave. /Shqiperia.ch/