You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Rregullat janë bërë për t’u thyer! Granit Xhaka nuk heq dorë, e tregon sërish prejardhjen

Rregullat janë bërë për t’u thyer! Granit Xhaka nuk heq dorë, e tregon sërish prejardhjen

E habitshme është, por një simbol i bërë për të treguar prejardhjen se nga vjen, mund të hap shumë telashe. Kjo ka ndodhur me futbollistët shqiptarë në Europë, e sidomos ata që aktivizohen në Zvicër. Sa shumë probleme u kanë sjellë Federatat respektive, ndërsa një gjyq i hapur ishte ai që i bën lojtarëve shqiptarë pas festimit të golave ndaj Serbisë.

Kjo pasi në vitin 2014 këta futbollistë vendosën marrëveshjen për të hequr shqiponjën si pjesë të festimit të tyre, pas probleme që po i hapeshin në Zvicër. Gjithsesi, në ditë të veçanta ka vend për përjashtime, ndërsa rregullat janë bërë për t’u thyer.

Ai takim ndaj Serbisë ishte një prej tyre, ndërsa një gjë e tillë ka ndodhur edhe për festën e 28 nëntorit. Granit Xhaka ka postuar një foto në “Instagram” së bashku me bashkëshorten e tij, për të uruar në këtë mënyrë festën e Pavarësisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top