Bastien Toma është padyshim talenti shqiptar më në zë i momentit në Zvicër. Në javën e shkuar futbollisti i Sioni i shtangu të gjithë me golin e shënuar me një gjuajtje nga distanca, por jehona e tij është dëgjuar edhe më herët.
Një pasim fantastik ishte ai që dhuroi Toma për Lenjanin disa javë më parë, teksa nxorri huq thuajse një formacion kundërshtar me pasimin e tij. Të gjithë prisnin hapjen e lojës në krahun e djathtë, ndërsa Lenjani kishte nisur shkëputjen në të majtë, për të gjetur edhe golin.
Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, futbollisti shqiptar ka komentuar edhe për këtë rast të veçantë. “E pashë sinjalin që më bëri Lenjani dhe arrita t’i dërgojë mbrojtësit kundërshtar në rrugën e gabuar. Ata ishin të sigurtë se do e hapja lojën në të djathtën time, por Lenjani e kishte nisur marrshimin e tij në krahun e majtë.
Nuk e prisja që të komentohej aq gjatë ai gol. Një mik më thirri në telefon dhe më tha se golin e kishin parë shumë njerëz. Gjithashtu edhe shumë lojtarë të mëdhenj më kanë kontaktuar për të më thënë se e kanë parë atë realizim, mes të tjerëve edhe Mats Hummels”, u shpreh Bastien Toma. /Shqiperia.ch/