Në një ditë si kjo e sotmja që është e veçantë për të gjithë kombin shqiptar duket se urimet nuk kanë të mbaruar. Shqipëria mbush 106 vjeç, që nga dita që u shpall e pavarur nga pushtuesit.
Tashmë për këtë festë vjen edhe një urim nga lojtarë amerikanë në Kosovë. Jo të futbollit siç jemi mësuar zakonisht, por të basketbollit. Ky urim vjen nga skuadra e Trepçës që është pjesë e ligës së Kosovës, teksa i janë bashkuar festës së 28 nëntorit. Nëpërmjet një fotoje, basketbollistët amerikanë kanë pozuar me simbolin e shqiponjës.
“Puna nuk ndalet. Presim përkrahjen e qytetit dhe bizneseve. Forca Trepça, ti je Kampione. Torcida-Trepça. Urime 28 nëntori. Dita e Flamurit”, ka shkruar një zyrtar i klubit të basketbollit të Trepçës në rrjetin social “Facebook”. /Shqiperia.ch/