You are here
Home > Futboll Bota > Lojtari serb që përfaqëson Bosnjen bën tatuazhe me çetnikë, mediat: Hiqeni këtë idiot!

Lojtari serb që përfaqëson Bosnjen bën tatuazhe me çetnikë, mediat: Hiqeni këtë idiot!

Rasti që do iu paraqisim më poshtë, është padyshim më i veçanti që keni dëgjuar në kohët e fundit. Përfaqësuesja e Bosnjes gjen vend edhe për një lojtar me origjinë serbe, Ognjes Vranjes. Problemet që ky i fundit po sjell në përfaqësuesen e tij janë të shumta, ndërsa i gjithë ambienti sportiv i është vendosur kundër.

Qendërmbrojtësi i cili luan me Anderlehtin, fillimisht bëri si tatuazh një kryetar lufte që u ka marrë jetën në luftë aq shumë të pafajshme, Momçilo Gjujiq. Më pas do të vendoste për të mbuluar portretin e tij, për të mos hapur më shumë polemika, por gjithçka do të kthehej në pikë zero kur lojtari nuk i përshëndeti tifozët e Bosnjes pas takimit ndaj Austrisë.

Për t’i vendosur vulën kësaj historie, këtë herë lojtari në fjalë ka shënuar në trup një tjetër çetnik, Pop Dujiç. Reagime në Twitter janë pak a shumë me të njëjtën përmbajtje nga ana e ambientit sportiv të Bosnjes: “Largojeni këtë idiot”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top