You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Heshtje! Shvercerat kanë fjalën në ditën e flamurit, dhurojnë spektakël me koregorafinë

Heshtje! Shvercerat kanë fjalën në ditën e flamurit, dhurojnë spektakël me koregorafinë

Gjatë ditës së sotme, kampionati në Maqedoni ka vazhduar rregullisht të luajë ndeshjet e tij, ndërsa për shumë nga ekipet shqiptare që militojnë atje, ishte një moment i veçantë.

Kjo pasi Shqipëria festonte Pavarësinë, e kjo ditë ishte e një rëndësi të veçantë. Megjithatë, spektakli i vërtet ka ardhur nga tifozët e Shkupit, Shvercerat. Heshtje, nuk ka vend për më shumë fjalë, tifozët e këtij ekipi shqiptar, kanë ngritur një parullë të madhe: “Shqiponja dy krenare valon gjithmonë mbi ty”.

Fjalët janë të tepërta për këtë pamje që të ofronin “Shvercerat”, të cilat janë vetëm për t’u përgëzuar dhe ishin kryefjala e kësaj dite të festës. Shkupi arriti të barazonte me rezultatin 1-1 ndaj Renovës, megjithëse fitorja më e madhe vinte nga shkallët e stadiumit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top