Nofka e tij është “i tmerrshmi” i Serbisë, por kur u kap nga policia italiane pasi dogji flamurin shqiptar në stadium kundër Italisë, porosia e Ivan(a) Bodganov ishte një dhe e vetme: “Mos më lini në burg me shqiptarët, më dërgoni në atë të femrave”.
Ndërkohë shteti italian vendoset sërish në alarm për këtë person dhe grupin e tij, pasi në mbrëmjen e sotme Napoli do të luajë ndaj Crevena Zvezdës. Sipas asaj që raporton “Informer”, do të ketë 50 kamera sigurie që do të monitorojnë ngjarjet në stadium dhe shumë forca sigurie në ndeshjen e “Champions League”. Rreth 3.000 tifozë të Crevenës priten në stadium, ndërsa frika e italianëve është e madhe duke iu rikthyer mbrapa historisë.
Bogdanov është emri kryesor i skeduar nga siguria e stadiumit, duke mbetur si rrezikshmëria kryesore për thyerjen e rregullave në stadium. Mbetet të shihet nëse i njëjti tifoz do e djeg sërish flamurin tonë, por vetëm se këtë herë nuk ka më burg femrash, por burg burrash dhe me shumë shqiptarë madje. Ivani duhet të zgjedhë, nëse ka dyshime sigurisht… /Shqiperia.ch/