Me të njëjtën histori do të mbyllej “Kupa e Pavarësisë” këtë herë, ashtu siç ndodhi edhe një vit më parë. Struga do të fitonte në finale ndaj Otrantos në vitin e kaluar, e njëjta skuadër është që fiton edhe këtë vit ndaj këtij kundërshtari, për t’ia dalë në Kupën ku morrën pjesë gjithë ekipet mbarëshqiptare.
Pjesmarrësit ishin nga të gjitha trevat, për ta nisur me Skënderbeun, 2 Korrikun, Strugën dhe Otranton. Në fund do të ishte ekipi shqiptar nga Maqedonia, që do të arrintë të triumfonte. Finalja këtë herë përfundoi në kohën e rregullt, e nuk u kërkua ruleta ruse për të vendosur fituesin. Ndërkohë që ekipi i Skënderbeut dhe 2 Korrikut nuk e vazhduan gjatë rrugëtimin e tyre, pasi i humbën ndeshjet e tyre që në gjysmëfinale. /Shqiperia.ch/