Një ditë e veçantë është kjo e sotmja për të gjithë shqiptarët, pasi festojmë Pavarësinë e Shqipërisë. Ndërkohë që disa lojtarë me origjinë shqiptare do të zbresin në fushën e lojës dhe menjëherë mendja të shkon: “Festim me shqiponjë”!
Shaqiri është njëri prej tyre, ndërsa do të luajë kundër ekipit të PSG-së. Një festim të tillë e ka bërë edhe më parë, atëherë kur Zvicra do të mundte me rezultatin 1-2 Serbinë. Madje, ajo ishte një dalje e madhe nga pikat e marrëveshjes që vetë futbollistët kishin vendosur.
Në vitin 2014, kur futbollistët shqiptarë që luajnë në Zvicër panë problemet e mëdha që t’i hapeshin nga situata të tilla, vendosën që të hiqnin shqiponjën nga festimet e tyre. Kështu gjërat do të shkonin mirë për ta edhe te helvetët, megjithëse ai takim ndaj Serbisë, shkoi në atë mënyrë aqsa mund të quhet një rast i pastër përjashtimi.
E megjithatë, nëse prisni një festim me shqiponjë në ditën e sotme si një dhuratë nga lojtarët tanë më të njohur në arenën europiane, është më kot, pasi festimet tona shkaktojnë gjithmonë tmerr për të tjerët dhe gjithmonë janë të dënueshme. /Shqiperia.ch/