You are here
Home > Futboll Bota > Ekskluzive/ Lenjani në rrëfimin e veçantë: Fli dhe pite, Gjermaninë në grup me Shqipërinë

Ekskluzive/ Lenjani në rrëfimin e veçantë: Fli dhe pite, Gjermaninë në grup me Shqipërinë

Ermir Lenjani është një prej futbollistëve më në formë që ka Shqipëria aktualisht, teksa me Sionin ka arritur të shënojë dhe dhurojë asist në mënyrë të rregullt. De Biazi e mbante gjithmonë si një “AS” nën mëngë, aqsa për shumë tifozë nisi emërtimi: “Di Maria shqiptar”.

Jo më kot, pasi shpeshherë Lenjanin arrintë të bënte diferencën në fushën e lojës, për të qenë vendimtar me fanellën e Kombëtares. Më pak hapësira me Panuçin, por më shumë pritet në të ardhmen, pasi futbollisti i ekipit zviceran premton ende shumë.

Në një intervistë të veçantë për “Shqiperia.ch”, Ermir Lenjani ka bërë një rrëfim ndryshe, duke folur për gjithçka dhe për tema që pak herë na bie rasti t’i dëgjojmë:

Ku e shohim Lenjanin më së shumti në një ditë normale në Zvicër? Në Winterthur, me familjen time gjendem që më rri gjithmonë pranë.

Nëse karriera jote do të përmblidhej në një film, cili do të ishte ai? Rocky Balboa!

Momenti më i vështirë në karrierë, cila të vjen ndërmend menjëherë? Kur isha me Rennes. Nuk luaja dhe grumbullohesha, sepse kështu donin tifozët. Arsyeja? Kisha luajtur me Nantes. Ditë të vështira dhe falenderoj Zotin për durimin që më dha.

Kur të ka peshuar më shumë fanella e Kombëtares? Peshon gjithmonë! Ndoshta në debutim më tepër, sepse e ëndërroja që i vogël!

Ndeshja në Beograd. Tifozët pushtuan fushën, mendimi i parë që të erdhi ndërmend? E dinim se ku do shkonim dhe çfarë njerëzish ishin ata. Ishim në gjendje edhe të vdisnim për të mbrojtur flamurin dhe nderin e shqiptarëve. Gjithsesi, bota e pa se çfarë egërsirash ishin.

I pari lojtar që kalonte nga Renesi te Nantesi. Pate kërcënime me jetë gjatë kësaj kohe? Tifozët nuk e pritën mirë, por mua më pëlqeu oferta e Nantes. Më kërcënuan dhe dëmtuan makinën, por nuk ndieja frikë.

Ushqimi shqiptar më i preferuar? Flija dhe pite!

Loja që kalon më tepër kohë? Më shumë gjendem duke luajtur me FIFA!

Festa e flamurit ka ardhur, por Shqipëria është një nga vëndet me më shumë data për festa zyrtare. Më e çuditshmja që kemi? Kemi shumë festa, por ajo e flamurit është më e veçanta. Sa mirë që është kështu, pasi kemi më tepër pushim.

Futbollistët e rinjë janë në dilema për përfaqësueset, zgjidhja që i jep? Do të ishte mirë Shqipërinë ose Kosovën, megjithëse i respektoj zgjedhjet e tyre.

Shorti në dhjetor, Kombëtarja që do të donit më shumë të luanim kundër tyre? Do të doja të luaja ndaj Gjermanisë!

Panuçi apo De Biazi? Me De Biazin kam kaluar shumë kohë dhe kemi arritur suksesin historik. De Biasi më ka besuar shumë, më ka vendosur gjithmonë në fushë dhe natyrisht që ia kam shpërblyer me gol e asistime. Kam luajtur me të, si në fazën ofensive ashtu edhe në defensive. Do ta zgjidhja De Biasin.

Mbrojtës, mesfushor dhe sulmues te Sioni. E ke provuar ndonjëherë edhe rolin e portierit? Eh, shpresoj të mos shkoj deri këtu. I kam bërë të gjitha, por më mirë si mbrojtës i majtë. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top