You are here
Home > Boks > “Të vijë në Shqipëri, Maqedoni e kudo”, luftëtari Keta i përgjigjet boksierit turk: Shqiptarët nuk turpërohen!

“Të vijë në Shqipëri, Maqedoni e kudo”, luftëtari Keta i përgjigjet boksierit turk: Shqiptarët nuk turpërohen!

Ferit Keta arriti të mposht para pak kohësh në Dibër të Madhe, turkun Fatih Mehmet Karakus, duke e dominuar ndeshjen, ndërsa boksieri kundërshtar vendosi të tërhiqej, pasi nuk mund të dërgonte ndeshjen deri në fund. Kujtojmë që prej një kohe të gjatë boksieri turk ka provokuar shpesh herë Ferit Ketën, për duelin e rradhës që mund të ndodhte mes njëri-tjetrit.

Turku shkoi deri aty, aqsa u shpreh se e sfidonte “luftëtarin” shqiptar për herë të dytë, në të gjitha vëndet që ai dëshiron, duke i ardhur edhe në Tiranë. I menjëhershëm ka qënë edhe kundërpërgjigja e stafit “Keta”, teksa në një intervistë për mediat, vëllai i Feritit që është njëkohësisht trajneri i tij, Ismail Keta, ka premtuar se nuk do t’i turpërojnë shqiptarët në këtë përballje.

“Nuk do t’i turpërojmë shqiptarët, humbja dhe fitorja janë pranë njëra-tjetrës. Mendoj se me tifozë dhe me mbështetjen që kemi do arrijmë t’ja dalim në ring dhe kundër provokimeve të boksierit turk”, u shpreh Ismail Keta.

Dueli mes Ferit Keta dhe Fatih Megmet Krakus do të zhvillohet me datë 8 dhjetor në qytetin e Mynihut. Kjo përballje pritet të jetë e fortë pasi aftësitë e të dy boksierve janë tepër të larta dhe të forta. Tashmë do të kemi një sfidë të dytë mes tyre, ku përballejn e parë që u zhvillua në Dibër të Madhe e fitoi boksieri shqiptar Ferit Keta. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top