Ditën e nesërme shqiptarët festojnë ditën e flamurit, pasi 106 vite më parë Shqipëria shpall pavarësinë e saj nga pushtuesit. Një festë kjo Kombëtare me të cilën çdo shqiptarë anë e mbanë trojeve e gëzon këtë ditë, pasi në atë datë vendi i shqiponjave ishte zyrtarisht i lirë.
Tashmë po kthehet në traditë nga Federata Shqiptare e Futbollit, teksa për të disatën vit radhazi organizon turneun mbarkombëtar. Ky turne do të zhvillohet ditën e nesërme në qytetin e Korçës dhe fituesi do të ketë nderin të ketë në muzeun e tij të trofeve, edhe kupën “Pavarësia”. Do të jenë 4 skuadra nga trevat shqiptare të cilat janë përzgjedhur për të qënë pjesë e këtij turneu. Otrant e Ulqinit, Struga nga Maqedonia, 2 Korriku nga Prishtina dhe Skënderbeu i Korçës janë katër ekipet që do të jenë pjesë e kupës “Pavarësia”.
Tashmë në këtë datë ka festë edhe në futboll, pasi këto 4 ekipe do të përballen me njëra tjetrën në 2 gjysëmfinale dhe më pas fituesit e tyre do të ndeshen në finale për të ngritur Kupën. Kujtojmë që ndeshjet do të luhen në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” dhe ky turne do të startojë ditën e nesërme në orën 11. /Shqiperia.ch/