Sociedadi ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Celta Vigos, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin spanjoll.
E njëjta histori si gjithmonë, megjithëse tani është kthyer dukshëm në qesharake. Adnan Januzaj ka dhuruar asist për Sociedadin, ndërsa vinte nga një dëmtim i gjatë që e kishte lënë jashtë fushës së blertë. Por vuajtjet nuk duken të kenë fund për Januzajn, që ka një mallkim që po e ndjek prej kohësh.
Futbollisti i Belgjikës është larguar i detyruar nga fusha e lojës, pas një dëmtimi të pësuar në pjesën e dytë. Nëpërmjet rrjeteve sociale Januzaj është mundur të qetësojë tifozët për të thënë se nuk ka asgjë serioze, megjithatë janë kontrollet e imtësishme ato që do e vendosin më saktësisht lëndimin e fundit të pësuar nga ky lojtar. /Shqiperia.ch/