You are here
Home > Kombëtarja > E dashurojnë të gjithë shqiptarët, Mustedanagiç: Grupmoshat i formojmë me lojtarë nga Shqipëria

E dashurojnë të gjithë shqiptarët, Mustedanagiç: Grupmoshat i formojmë me lojtarë nga Shqipëria

Xhemal Mustedanagiç ka marrë një rol të ri në kombëtaren shqiptare, teksa nga trajneri i grupmoshave ka kaluar si drejtori i ekipit kombëtar. Padyshim që ky emër është nga më të përkrahurit e tifozëve shqiptarë, që gjithmonë kanë pasur një simpati të veçantë për të.

Në konferencën për shtyp të ditës së sotme, tekniku boshnjak është shprehur se qëllimi i tij i vetëm është të dërgojë sa më shumë lojtarë në Kombëtaren A. Ndërsa nga dita e sotme, do të fillojë një sistem i ri që duhet të respektohet edhe nga trajnerët, që Shqipëria të ketë sa më tepër arritje në arenën e futbollit.

“Ne duhet të jemi të ndershëm me lojtarët, me Federatën, futbollistët dhe vetveten. Tani gjithçka do futet në sistem dhe do respektohen rregullat e vendosura. Konflikte me trajnerët nuk do të ketë, vetëm nëse ka me rregullat, jo ndaj meje. Grupi i lojtarëve do të përzgjidhet nga ne dhe kjo duhet respektuar.

Qëllimi është që të dërgojmë sa më shumë lojtarë në Kombëtaren A. Nëse dërgojmë 1 lojtar në vit, atëherë i bie një formacion i dërguar në 10 vite në Kombëtare. E për të vazhduar me dy, ose me tre që do të ishte shkëlqyeshëm. Grupmoshat e vogla do t’i kemi me lojtarë nga Shqipëria. Do të bëjmë të pamundurën që një gjë e tillë të ndodhë”, u shpreh Mustedanagiç. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top