
Sa shumë “luftëtarë” ka nxjerë dhe vazhdon të nxjerrë toka shqiptare. E bekuar për të bërë diçka të tillë, i rradhës quhet Ndue Lleshi.
“Tigri shqiptar” i lindur në Mirditë, ka arritur të fitojë titullin kampion në MMA, pas duelit të fituar në ditën e djeshme në Birmingam të Anglisë. Një paraqitje më shumë se dinjitoze e këtij sportisti, që me plisin në kokë, zgjodhi që të fliste në gjuhën shqipe në ring për të falenderuar të pranishmit.
Të shumtë ishin përkrahësit që kishin udhëtuar dhe gjendeshin në kafaz, për të parë më nga afër ndeshjen që do të zhvillonte Lleshi. /Shqiperia.ch/