Ish-trajneri i Shpresave, Redi Jupi ka kthyer sërish vëmendjen nga përfaqësuesja e Kosovës. Tashmë në rolin e analistit sportiv, Jupi ka shprehur bindjen se dardanët në pak vite do të kenë një ekip shumë herë më të mirë se kuqezinjtë. Në fakt një pohim të tillë e tregoi edhe trajneri Shaland.
Strategu austriak, arriti si asnjëherë më parë të kualifikojë Kosovën në një kompeticion europian. Lidhur nga ky fakt e shumë aspekte të tjera pozitive, Jupi i ftuar në “Procesin Sportiv” ka sqaruar se vlerësimet pozitive nuk janë thjeshtë krahasime, por një e vërtetë që të gjithë e pranojnë.
“Kosova pas 5 vitesh do të ketë ekip më të mirë se Shqipëria, por sot i vetmi lojtar që i mungon ekipit tonë është Rashica. Krahasimi i lojtarëve nuk do të thotë që jemi kundër Kosovës”, – ka thënë Redi Jupi.
Një javë më parë analisti sportiv vuri në dukje një nga lojtarët më të mirë të Kosovës. Sipas Jupit, Milot Rashica do të ishte një nga ata lojtar që Shqipërisë do t’i nevojitej maksimalisht. Padashur të sjell keqkuptime, Jupi theksoi se krahasimet mes lojtarëve mbeten në aspektin sportiv. /Shqiperia.ch/