
Bazeli ka barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Luzernit në ditën e sotme. Për herë të parë në këtë skuadër, mesfushori i Shqipërisë, Taulant Xhaka ka marrë shiritin e kapitenit.
Ashtu si edhe vëllai i tij te Arsenali, Graniti, luani shqiptar pas shumë kohësh përkushtimi dhe besnikërie ndaj ekipit më të njohur në Zvicër, gradohet në këtë mënyrë. Në një fraksion të lojës, më saktësisht në minutën e 37, i gjithë stadiumi i Luzernit është ngritur kundër Xhakës.
Si lojtari i fundit, Taulanti e ka ndalur në mënyrë të gabuar kundërshtarin e tij. Të gjithë kërkonin karton të kuq për shqiptarin, por arbitri i jep vetëm kartonin e verdhë. Një zhgënjim ky për stafin vendas dhe Luzernin, që kërkonin me ngulm largimin e Xhakës nga fusha, që do i hapte rrugën për fitoren. Megjithatë kryesori i ndeshjes mori një tjetër vendim, ndërsa vetë futbollisti shqiptar është shprehur: “Nuk më intereson se çfarë mendojnë kundërshtarët”. /Shqiperia.ch/