Ndodhet mes Shqipërisë, Kosovës dhe Zvicrës, ndërsa zgjedhja e tij përfundimtare për përfaqësuesen do të vijë në fillimin e muajit të ardhshëm.
“Shqiperia.ch” ka shkruar në mënyrë të shpeshtë për një të magjishëm shqiptar që ndodhet te Sioni, i cili quhet Bastien Toma. Nga të gjithë analistat e futbollit në shtypin zviceran, ky lojtar konsiderohet si lojtari që ka këmbët e Ksavit.
Pasimet që ai jep janë më shumë sesa fantastike, duke nxjerr huq gjithë kundërshtarët. Këtë herë futbollisti në fjalë i ka shtangur të gjithë me kryeveprën e tij. Një gjuajtje dhe predhë nga distanca është ndalur në fundin e rrjetës, duke i dhuruar fitoren Sioni në atë takim ndaj Thunit, që ka përfunduar me rezultatin 2-1. Sigurisht që fjalët për të janë të tepërta, ndërsa do të ishte e mrekullueshme nëse vendos të përfaqësoj kuqezinjtë. /Shqiperia.ch/