
Lojtari dardanas, Florent Hasani, ditën e djeshme ishte protagonist me skuadrën e tij të Diosgyorit, e cila është pjesë në kampionatin hungarez. Florenti arriti të shënonte golin e dytë për skuadrën e tij në përballjen që kishin kundër Budapestit.
Hasani mundi të dyfishonte shifrat në minutën e 41, teksa ky ishte finalizimi i dytë rradhazi i sulmuesit që është pjesë e Kosovës U-21. Skuadra e tij arriti të merrte një fitore me rezultatin e ngushtë 3-2, teksa me këtë triumf skuadra e Diosgyorit, e shikon veten jashtë zonës së kuqe për të rënë nga kategoria. Florent Hasani duket se këto javë është rikthyer të jetë protagonist me hungarezët, teksa skuadra e tij militon në vendet e fundit dhe objetiv kanë mbijetesën.
Sulmuesi 21-vjeçarë këtë periudhë duket se ka marrë mbi shpatulla të gjithë peshën e ekipit dhe me paraqitjet që po tregon duket se deri në këtë moment, ia ka dalë mbanë. /Shqiperia.ch/