
Empoli është duke luajtur në shtëpi ndaj Atalantës, në takimin e vlefshëm për kampionatin italian. Rezultati është në shifrat 1-2, në favor të ekipit nga Bergamo. Mbetet të shihet nëse ky rezultat do të mbahet deri në fundin e takimit, pasi do të ishte një arritje për skuadrën e Gasperinit që ka pasur një periudhë krize, ku diskutohej edhe shkarkimi i trajnerit.
Në pjesën e parë sulmuesi i Empolit, Kaputo, e ka shpërdoruar një rast të pastër nga pika e bardhë. Një gjuajte qëndrore e cila ka përfunduar në traversë, ndërsa Etrit Berisha që e ka kuptuar gjithë idenë e sulmuesit italian. Tashmë portierët shqiptarë duhet t’i dalin në ëndërr Kaputos.
Kjo pasi edhe Strakosha iu kthye në makth disa javë më parë, atje ku i mohoi një gol të sigurtë pasi ndodhej i vetëm përballë gardianit të Lacios. /Shqiperia.ch/
–>#TwittaHyboriaMinutoperMinuto#HyboriaLeague (undicesima giornata)#StygiaOphir
Eccolo l’errore dal dischetto di #Caputo che costa il -3 ai Golden Shields.#EmpoliAtalanta#fantacalcio
–> pic.twitter.com/UtnPSHB25Q— HyboriaLeague (@HyboriaLeague) November 25, 2018