You are here
Home > Futboll Bota > Luhet ndeshje elementare në letër, Ançeloti zgjedh të lërë në stol Elseid Hysajn

Luhet ndeshje elementare në letër, Ançeloti zgjedh të lërë në stol Elseid Hysajn

Napoli luan ditën e sotme në shtëpi kundër skuadrës së Kievos, e cila gjendet në vendin e fundit të kampionatit italian. Sipas mediave italiane, legjionari i Kombëtares tonë, Elseid Hysaj, që është pjesë e Napolit pritet që të mos jetë titullarë.

Vendin e tij do ta marrë mbrojtësi tjetër, Malkuit, i cili do të zëvëndësojë lojtarin shqiptar në të djathtë të mbrojtjes. Mesa duket Ançeloti  nuk kërkon ta nisë këtë sfidë me Hysajn, pasi edhe për të është një sfidë e lehtë në letër. Napoletanët kërkojnë që të mbajnë ritmin e Juventuesit, pasi këta të fundit arritën të fitonin ditën e djeshme me rezultatin 2-0.

Një fitore e mundshme e skuadrës së Napolit do të bënte që diferencat mes tyre dhe Juventusit të shkurtoheshin, pasi momentalisht bardhezinjtë gjendet 9 pikë përpara Napolit, teksa këta të fundit kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar. /Shqipperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top