You are here
Home > Futboll Bota > Grekët i kuptojnë vlerat e Kaçes: Ka rëndësi jetike në mesfushë, Panathinaikosi po kthehet

Grekët i kuptojnë vlerat e Kaçes: Ka rëndësi jetike në mesfushë, Panathinaikosi po kthehet

Skuadra e Panathinaikosit ka arritur të marrë një fitore të thellë ditën e djeshme me rezultatin 5-1 kundër klubit të Smyrnis që gjendet në vendin e fundit me vetëm 1 pikë. Përsa i përket legjionarit të Kombëtares, Ergys Kaçe, në këtë sfidë luajti titullarë për 90 minuta, duke dhuruar edhe 1 asist.

Mesfushori kuqezi duket se ka fituar besimin e trajnerit të Panathinaikosit, që tashmë në sfidat e fundit të ekipit të tij, Kaçe është kthyer në një lojtarë i pazëvendësueshëm.  25-vjeçari u transferua verën që shkoi tek skuadra e Panathinaikosit, teksa ka arritur të jetë pjesë e tyre në vetëm 6 sfida. Kjo gjë për shkak të dëmtimit që ka kaluar lojtari i Kombëtares.

Mesa duket Kaçe e ka kaluar këtë moment të dëmtimit dhe duket se është rikthyer në formën e tij më të mirë. Në sfidat e fundit të skuadrës së tij ai ka mundur të jetë titullarë, teksa po ndihmon ekipin e tij për të arritur objektivat e vendosura. Panathinaikosi momentalisht ndodhet në vendin e 4 të kampionatit grek, ku objektivi i tyre kryesor është pjesmarrja në kupat e Europës vitin e ardhshëm. Ndërkohë që në mediat greke titulli është gjithmonë i njëjtë: “Panathianikosi po rikthehet”, duke e cilësuar mesfushorin e Shqipërisë me rëndësi jetike në mesfushë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top