You are here
Home > Futboll Bota > Me Interin ishin heronjtë e takimit, Gjimshiti dhe Mancini shpërblehen nga Atalanta me…stolin!

Me Interin ishin heronjtë e takimit, Gjimshiti dhe Mancini shpërblehen nga Atalanta me…stolin!

Ditën e sotme skuadra e Atalantës do të përballet në transfertën kundër Empolit. Përsa i përket legjionarit të Kombëtares, Berat Gjimshiti, pritet që këtë sfidë të mos jetë titullarë. Kjo për shkak se skuadrës së Bergamos i rikthehet  qëndërmbrojtësi tjetër, Masielo.

Kujtojmë që në sfidën e fundit Atalanta mposhti Interin e Milanos me rezultatin e thellë, 4-1. Protagonist në atë sfidë ishte dhe mbrojtësi shqiptar që është në rradhët e bergamasve, Gjimshiti. Ky i fundit në atë përballje arriti që të shënonte edhe golin e tij të parë në kampionatin italian, duke i dërguar shifrat në 3-1 në favor të të tijëve.

Tashmë Gasperini po mendon për mbrojtësin Masielo, i cili është rikthyer nga dëmtimi dhe sipas mediave italiane priete që sot të luajë nga minuta e parë. Skuadra e Gasperinit duket se ka një sfidë të lehtë në letër, por çdo gjë mbetet për tu parë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top