
Panathinaikosi është rikthyer te fitorja në ditën e sotme, teksa ka mundur Syrminis me rezultatin 5-1. Një fitore kjo e cila nuk lë shumë vend për diskutime, në një ndeshje që skuadra e njohur greke e ka dominuar nga minuta e parë.
Në fushë për 90 minuta ka luajtur edhe Ergys Kaçe. Një futbollist klasi që rikthehet në ekipin grek si vendimtar. Goli i dytë do të vinte pikërisht nga këmbët e mesfushorit shqiptar. Fillimisht kundërshtarët do e rrëzonin në fushën e lojës, por në fraksion sekondi, Kaçe ngrihet për të vazhduar aksionin, e për të mos e kërkuar një faull të mundshëm.
Më pas me pasimin e tij, do të ishin tre lojtarët kundërshtarë që do të dilnin huq. Kështu Machedas e kishte vetëm një lojë fëmijësh, që i vetëm përballë portierit, të shtynte topin drejt rrjetës. /Shqiperia.ch/