Ditën e djeshme është rikthyer nga dëmtimi që pati, mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani. Para pak kohësh, lojtari pati një frakturë në dorën e tij të djathtë, e cila e penalizoi mesfushorin të ishte pjesë e kuqezinjve në sfidat e fundit që zhvilloi Shqipëria.
Skuadra e Vejles që është pjesë në kampionatin danez, ka barazuar me rezultatin 1-1 në shtëpinë e saj kundër Alborgurt. 22 vjeçari ka qenë pjesë e kësaj sfide për 90 minuta, ku ndonëse luajti gjatë gjithë ndeshjes me dorë të fashuar, Ramadani bëri një paraqitje tepër të pëlqyeshme. Mesa duket Ylberi e ka kaluar atë dëmtim dhe është rikthyer sërish në fushën e blertë me klubin danez.
Kujtojmë që mesfushori braktisi grumbullimin e Kombëtares së drejtuar nga Panuçi, vetëm pak ditë pasi u thirr nga italiani, për shkak të këtij dëmtimi që mori në kampionatin danez. Tashmë ky dëmtim është lënë pas nga lojtari dhe menjëherë është kthyer aty ku i takon, tek vendi i titullarit në mesfushën e Veljes. /Shqiperia.ch/