You are here
Home > Kombëtarja > Gjermanët i ndyshuan planin, Bunjaku: Nuk u thanë shumë gjëra, Mavraj e pranoi Kosovë tre herë

Gjermanët i ndyshuan planin, Bunjaku: Nuk u thanë shumë gjëra, Mavraj e pranoi Kosovë tre herë

Mërgim Mavraj është aktualisht kapiteni i kombëtares shqiptare, duke qenë një shtyllë e pazëvendësueshme te Shqipëria. Që në periudhë e Canës e derimë tani, pavarësisht luajteve që ky lojtar ka pasur në karrierën e tij, Kombëtaren nuk e ka humbur thuajse asnjëherë.

Fatmirësisht për Mavrajn, pasi duhet theksuar fakti se i është bashkuar kombëtares shqiptare në një moshë shumë të vonë. Shumë dilema ka pasur për zgjedhjen e tij, ndërsa edhe Gjermania ka qenë një opsion i dëshirueshëm, më shumë sesa i mundur për t’u arritur. Nga ana tjetër, sipas asaj që raporton “Insporti”, Bunjaku ka treguar edhe prapaskenën e futbollistit të Arisit me Kosovën.

“Shumë gjëra nuk janë thënë. Mund të them se Mërgim Mavraj në tri raste ka pranuar që t’i bashkohet Kosovës. Ai nuk është lejuar në tri raste që të vijë pasi që Bochumi nuk e ka lejuar”, tha Bunjaku, duke iu referuar kohës kur ky lojtar aktivizohej me ekipin gjerman. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top